Protesta në Zvërnec/ Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar se është identifikuar, kapur dhe arrestuar punonjësi i një shoqërie private sigurie, i cili u pa në pamjet filmike duke goditur me grusht shtetasin E. S. gjatë tubimit të banorëve të fshatit Zvërnec, më datë 30 maj 2026, në vendin e quajtur “Portonovë”. Shtetasi i arrestuar është G. Biba, 32 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Hetimet tregojnë se ai, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të proceduar penalisht), ka goditur qytetarin dhe më pas e ka tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Paralelisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë...
Burimi:
javanews.al