Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Një premtim për një jetë më të mirë në Itali përfundoi në vite dhune, frike dhe poshtërimi për një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj. Një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg për keqtrajtim në familje dhe plagosje, pas një procesi që zbardhi një seri episodësh të rënda dhune të ndodhura mes viteve 2017 dhe majit 2021. Vendimi u dha nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, e cila urdhëroi gjithashtu ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet. Gjykata caktoi një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për bashkëshorten dhe djalin e mitur, si edhe 10 mijë euro për vajzën madhore, ndërsa dëmshpërblimi i plotë do të përcaktohet në...