Pozicionohen snajperistët/ Autori i vrasjes në Roskovec nuk i bindet RENEA-s

Pozicionohen snajperistët/ Autori i vrasjes në Roskovec nuk i bindet RENEA-s

Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minuta më parë, por pa rezultat. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se ai vijon të qëndrojë i vetëm brenda automjetit të tij prej më shumë se tre orësh, duke refuzuar çdo thirrje të policisë. Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, ndërsa në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet. Operacioni vijon dhe zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore.