Porti i Durrësit, “Trageti” godet dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare
Policia r Shtetit përmes një publikimi të bërë në mediat sociale bën me dije së në Portin e Durrësit është finalizuar operacioni policor i koduar “Trageti”.Goditen dy raste të tentativës për të futur kontrabandë qindra steka cigare.Vihet në pranga një shtetas që tentoi të fuste 548 steka cigare kontrabandë nëpërmjet Portit të Durrësit.Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike AK-47.Procedohet penalisht edhe përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, i cili kishte fshehur në ambientet e hotelerisë së tragetit edhe 250 steka cigare. Sekuestrohen gjithsej 798 steka cigare, një armë zjarri, një automjet dhe dy celularë.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë, Drejtoria...
Burimi:
kohajone.com