Policia zbulon ‘strofullën’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Policia zbulon ‘strofullën’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda saj, policia italiane gjeti kilogramë drogë, pajisje për përzierje dhe presim të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga përfundoi një shqiptar 52-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë. Operacioni, sipas mediave italiane, u zhvillua nga efektivët e komisariatit Mecenate, të cilët kishin vënë nën vëzhgim shqiptarin prej disa kohësh. Sipas mediave italiane, ai u ndoq deri në një godinë në zonën e Via San Dionigi, ku hyri nga një derë dytësore në një pallat ku nuk banonte. Policia ndërhyri sapo 52-vjeçari hyri në ambientet e brendshme dhe zbuloi se një banjo jashtë përdorimit ishte kthyer në bazë për përpunimin dhe fshehjen e drogës. Në tavolinat e punës u gjetën rreth 2.5 kilogramë heroinë, mbi 5 kilogramë substanca përzierëse,...