Policia plan masash për koncertin në Tiranë, rruga dytësore do të jetë e bllokuar, autostrada e hapur
Sot do të zhvillohet koncerti i artistit ndërkombëtar Kanye West. Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe menaxhimin e trafikut, Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore. Nga ora 07:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffelit” deri te “Casa Italia”, ndërsa ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që operojnë në zonë. Po në të njëjtin interval do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës në rrethrrotullimin e “Casa Italia”. Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentet “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si dhe rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima”...
Burimi:
vizionplus.tv