Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës, kush i orientoi protestuesit drejt Rinasit?

Policia nis hetimet për bllokimin e autostradës, kush i orientoi protestuesit drejt Rinasit?

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Mësohet se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës. Po ashtu po shyrtohen pamjet filmike për të identifikuar personat që orientuan turmën drejt Rinasit. Protesta e së hënës shënoi ditën e 15-të të mobilizimit dhe u dallua nga tubimet e mëparshme për shkak të itinerarit të ndjekur nga protestuesit. Turma u nis në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në Rinas, ndërsa autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa orë. Pranë Rinasit, protestuesit u ndaluan nga forcat e policisë, duke mos arritur të vijojnë më tej marshimin. Situata solli trafik të rënduar dhe kolona kilometrike automjetesh në një prej...