POLICIA JEP DETAJE PER ATENTATIN NE SARANDE
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati alias Sandër Rubati. Mësohet se Rubati është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe ndodhet aktualisht në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat të organizuar, pasi 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se lëviznin me një motomjet në lagjen nr. 4 të Sarandës. Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit në përpjekje për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Thimjo Rubati rezulton të ketë një të kaluar...
Burimi:
ntv.al