Policia e Tiranës godet call center-in mashtrues, 7 të arrestuar dhe 27 nën hetim në operacionin “End Point”

Policia e Tiranës godet call center-in mashtrues, 7 të arrestuar dhe 27 nën hetim në operacionin “End Point”

Policia e Tiranës ka goditur veprimtarinë e një call center-i mashtrues duke rezultuar në arrestimin e 7 personave. Ata janë shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë. Gjithashtu janë nën hetim 27 të tjerë, ku 3 prej tyre janë të huaj nga Brazili e Franca. Njoftimi i plotë /Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë)...