Policia bllokon një varkë në Krorëz. I vendos edhe gjobë 5 milionë lekë – VIDEO

Policia bllokon një varkë në Krorëz. I vendos edhe gjobë 5 milionë lekë – VIDEO

Policia bllokon një varkë në Krorëz, gjobitet me 5 milionë lekë për rrezikimin e pushuesve. Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në zonën e Krorëzës, pasi sipas Policisë, drejtuesi i tij ka shkelur perimetrin e sigurisë së pushuesve, duke hyrë në zonën ku qytetarët po laheshin në det.     Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve dhe patrullimeve të shtuara përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan mjetin lundrues brenda hapësirës së dedikuar për pushuesit, duke krijuar rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.   Pas verifikimeve dhe procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj (5 milionë lekë të vjetër), ndërsa mjeti lundrues u bllokua nga autoritetet.   Policia e Shtetit thekson se kontrollet...