Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

Pogradec/ I riu u qëllua sot me armë në këmbë, autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit (Detaje)

Një plagosje u raportua ditën e sotme në Pogradec. I plagosur në këmbë mbeti Brian Syzo, 35 vjeç. Identitetin e autorit të dyshuar, bëhet fjalë për Nikolla Agolli. Kujtojmë se Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025. Sipas informacioneve kjo dyshohet të jetë edhe shkak i ngjarjes së sotme. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.