Plagosje te “Nisharaku” në Tiranë, policia jep detajet e para
Policia e Tiranës njofton sot në 21 maj se një plagosje ka ndodhur në zonën e Nisharakut. Një 48-vjeçar ka qëlluar me mjet prerës një 55-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Efektivët janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për...
Burimi:
javanews.al