Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital, nuk tregon kush e goditi

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon në spital, nuk tregon kush e goditi

Një 23-vjeçar nga Korça është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës në pjesën e barkut. Sipas burimeve policore, i riu nuk ka pranuar të japë detaje mbi autorin e plagosjes apo rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, nga veprimet e parau hetimore dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes 23-vjeçarit dhe disa personave të tjerë. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.