Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi aksidentalisht me armë zjarri një shokun e tij 17-vjeçar gjatë orëve të para të mëngjesit të këaj të diele. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”, ku fillimisht u raportua për plagosjen me armë zjarri të një të mituri. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit me iniciale R. S., 19 vjeç. Ky i fundit dyshohet se po i tregonte armën e zjarrit tip pistoletë shokut të tij dhe, duke menduar se arma nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht,...
Burimi:
javanews.al