Plagosi me thikë 3 persona, mes tyre babë e bir, arrestohet 32 vjeçari në Sukth
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32 vjeçar, i cili ka plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme dy persona, babë e bir. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sukth. I lënduar me thikë ka ngelur edhe një 28 vjeçar. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital; “D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia. Thika u sekuestrua në cilësinë...
Burimi:
vizionplus.tv