Plagosi kushëririn, 60-vjeçari i njohur në ‘TikTok’ si ‘Izet Pantera’
60-vjeçari Izet Ymeri u arrestua nga Policia e Fierit pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti në Lushnjë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Loni Dhamo’, ku, sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, Izet Ymeri goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri. I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Lushnjës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arrestuan 60-vjeçarin, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Izet Ymeri është një emër i njohur në TikTok, ku...
Burimi:
syri.net