Plagoset një tjetër polic! 45-vjeçari në Kuçovë i merr armën gjatë arrestimit dhe e qëllon

Plagoset një tjetër polic! 45-vjeçari në Kuçovë i merr armën gjatë arrestimit dhe e qëllon

Një tjetër punonjës policie i plagosur në më pak se 24 orë në vend. Këtë herë, në Kuçovë! Siç thuhet në njoftimin zyrtar të bluve, një 45 vjeçar e ka plagosur policin 20 vjeçar me armën e tij të shërbimit, teksa ky i fundit po e shoqëronte në komisariat për “prishje të qetësisë publike”. Mësohet se punonjësi i policisë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorit të plagosjes iu gjet një sasi kokaine e fshehur në trup. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po kryenin shoqërimin e shtetasit Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, i dyshuar...