Plagoset me thikë një person në Tiranë

Plagoset me thikë një person në Tiranë

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë. Mësohet se Aga sapo ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë, kur është konfliktuar verbalisht me një tjetër person, i cili në debat e sipër e plagos atë me thikë. Aga ndodhet jashtë rreziku për jetën.