Pista të reja për vrasjen e Edmond Sulës, në fokus kompania e kanabisit mjekësor dhe dyshimet për fajde
Policia e Tiranës po heton pista të reja lidhur me ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili u vra mesnatën e 12 korrikut në Bërxullë. Sipas burimeve hetimore, një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me aktivitetin e tij si aksioner në një kompani të licencuar për kanabis mjekësor në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet dyshojnë se mund të ketë pasur ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me këtë biznes, megjithëse deri tani nuk ka prova konkrete që e mbështesin këtë pistë. Për këtë arsye, autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen zyrtarisht homologëve maqedonas për të marrë informacione më të detajuara mbi aktivitetin e Sulës dhe rolin e tij në këtë kompani. Përgjigjet nga pala maqedonase mund të ndikojnë në drejtimin e mëtejshëm të hetimeve. Ndërkohë, grupi...
Burimi:
javanews.al