Piranjat/ Laboratorë ‘copy-paste’: I njëjti mjek firmos analiza në disa pika/ Skema që ngre pikëpyetje
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analizohen mostra biologjike të pacientëve, gjak, urinë, feçe dhe lëngje të tjera trupore, me qëllim diagnostikimin, monitorimin dhe ndjekjen e sëmundjeve. Por kur një analizë interpretohet gabim, kostot për pacientin mund të jenë vërtetë të larta. Prandaj në secilën nga këto struktura, krahas laborantëve dhe teknikëve, është i domosdoshëm edhe një staf mjekësor i kualifikuar, i cili ka për detyrë – validimin mjekësor të rezultateve përpara publikimit – mbikëqyrjen e kalibrimit të aparaturave për të garantuar saktësinë – mbikëqyrjen e kontrollit të cilësisë për të garantuar besueshmërinë – interpretimin profesional të rezultateve – garantimin e sigurisë së pacientit Thënë shkurt, një mori detyrash, që e ngarkojnë me shumë përgjegjësi mjekun...
Burimi:
syri.net