Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Tragjedi në Shkodër/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Postribën, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në fshatin Domen. Pas disa orësh kërkime, ekipet e emergjencës gjetën trupat e pajetë të tre viktimave në banesën e shkrumbuar nga flakët. Fillimisht ishte konfirmuar vdekja e njërit prej fëmijëve, ndërsa më pas u gjetën edhe nëna dhe fëmija tjetër. Sipas të dhënave paraprake, nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar në një banesë të vjetër, e cila ishte e pabanueshme, kur ajo u përfshi nga zjarri. Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë nga rruga ku mund të mbërrijnë automjetet. Terreni i vështirë dhe njoftimi i vonuar e bënë të pamundur...