Piranjat/ Aksidentet ‘pushtojnë’ oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Piranjat/ Aksidentet ‘pushtojnë’ oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segmenti i Rrugës së Arbrit pranë banesës së tyre është kthyer në një pikë aksidentesh të vazhdueshme. Banori Klodian Doka denoncon se pas ndërtimit të rrugës, mjetet dalin shpesh nga segmenti dhe përfundojnë pranë oborrit të shtëpisë së tij, aty ku luajnë edhe fëmijët. “Po më rrezikohet jeta e fëmijëve. Një ditë mund të ndodhë tragjedi”, shprehet ai, ndërsa tregon barrierat e dëmtuara nga përplasjet e shumta dhe gjurmët e aksidenteve pranë banesës. Sipas Klodianit, rruga ekzistuese dikur kishte pak lëvizje dhe nuk paraqiste rrezik, por sot përdoret nga një volum i madh trafiku që lidh zonën e Burrelit, Klosit dhe fshatrave përreth. Ai pretendon se segmenti...