Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin kriminal me bazë në Tiranë, 26-vjeçari u dogj në shpellë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Antimafian e Barit, zhvilloi në orët e para të mëngjesit një operacion kundër një grupi kriminal të dyshuar për pastrim parash dhe trafik droge me aktivitet në Shqipëri dhe Itali. Hetimet që çuan në zbulimin e grupit kriminal nisën pas ekzekutimit të shtetasit italian Francesco Diviesti, 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Barletta të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, Diviesti u përfshi fillimisht në një konflikt në një lokal dhe më pas u dërgua në një zonë të izoluar në Casosa di Puglia, ku u ekzekutua me pesë plumba nga dy armë të ndryshme. Më pas, autorët tentuan të digjnin trupin e tij duke i vënë flakën brenda disa...
Burimi:
vizionplus.tv