Përplasjet në Zvërnec, drejtori i Policisë takim në Prokurorinë e Vlorës, detajet e para
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita vizitën në Vlorë e ka nisur këtë të hënë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Vlorë. Raportohet se Hita po zhvillon në prokurori një takim me përfaqësues të saj. Mendohet se arsyeja e vizitës së Hitës në Prokurorinë e Vlorës lidhet me ngjarjet zinxhir të zhvilluara ditët e fundit në zonën e Dajlanit në Zvërnec. Ndërsa në orën në orën 13:00, Hita do të zhvillojë konferencë për shtyp në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Burimi:
javanews.al