Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë të pandehur tre persona, të cilët akuzohen se kanë planifikuar dhe tentuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjes së tij në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2024, ku Izmir Sakicen, Samuel Troshanin dhe Franko Leken pasi kanë organizuar atentatin kanë shkuar drejt fshatit Rranxë ku ishte edhe Prendi për eliminimin e tij, por janë hasur me plumbat e tij. Pas zbardhjes së ngjarjes, SPAK ka marr të pandehur 3 autorët, të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, “sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “armëmbajtje pa leje”, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal. Gjithashtu SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj Aleksandër Prendit,...
Burimi:
javanews.al