Përplasi për vdekje fëmijët në Durrës, arrestohet shoferi 57-vjeçar! I mituri tjetër i plagosur transportohet drejt Tiranës
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që iu mori jetën dy fëmijëve të mitur dhe plagosi një tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin N. R., rreth 57 vjeç, pasi aksidentoi tre fëmijët e mitur të moshës rreth 10 vjeç. Dy prej tyre humbën jetën në vendngjarje, ndërsa i mituri tjetër, që u dërgua në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Po punohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, njoftojnë uniformat blu. Njoftimi i Policise:Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka...
Burimi:
kohajone.com