Përplasi makinat e policisë gjatë arratisjes, arrestohet në Ksamil ‘Vis Korçari’
Është arrestuar Elvis Koçi, i njohur ndryshe si Elvis Çaushllari ose “Vis Korçari”, mbrëmjen e djeshme në Ksamil. Mësohet se, 34-vjeçari nga Elbasani u ndalua pas një operacioni të mirëorganizuar mes forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Sarandës. Sipas informacioneve, i riu ishte shpallur në kërkim dhe ndiqej prej kohësh nga efektivët e kryeqytetit. Pasi u lokalizua në Ksamil, rreth orës 22:30, autoritetet ndërhynë për ndalimin e tij, operacion gjatë të cilit 34-vjeçari ka tentuar të arratiset duke përplasur makinat e policisë, por është neutralizuar shpejt nga agjentët civilë të sektorit të krimeve në Sarandë. Sapo ka kuptuar prezencën e bluve, Çaushllari ka kryer manovra të rrezikshme duke përplasur dy automjete civile të policisë dhe ka arritur të largohet. Pas afro 30 minutash, Çaushllari është...
Burimi:
ntv.al