Përplasen dy makina në Maliq-Korçë, 3 të plagosur rëndë
Aksident me tre të plagosur në aksin rrugor Maliq-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në degëzimin e fshatit Vloçisht, aksident që ka ardhur për shkak të një parakalimi të gabuar të drejtuesit të mjetit që po udhëtonte nga Maliqi drejt Korçës. Parakalimi ka sjellë përplasjen me një mjet tjetër i cili lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit. Në mjetin që udhëtonte drejt Maliqit ishin duke udhëtuar një çift bashkëshkortësh të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ashtu si ka mbetur rëndë i plagosur edhe drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin. Policia në vendngjarje po heton rreth shkaqeve si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të disa bizneseve që ndodhen pranë degëzimit të fshatit Vloçisht. Tre të plagosurit ndodhen në spitalin e...
Burimi:
javanews.al