Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Tepelenë-Memaliaj, në dalje të qytetit të Tepelenës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues Dritan Bektashi është përplasur me një automjet tip “Fiat”, i cili lëvizte në drejtim të Gjirokastrës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 5 persona. Mes të plagosurve janë drejtuesi i automjetit “Volkswagen” dhe 4 shtetas të huaj që udhëtonin në automjetin tip “Fiat”. Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv