Përkrahu autorët për vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren në Lezhës, arrestohet në Malin e Zi 40-vjeçari i shpallur në kërkim
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në prill të këtij viti në Balldren të Lezhës është arrestuar në Mal të Zi dhe është deportuar drejt Shqipërisë. Sipas Policisë së Shtetit, i dyshuari është identifikuar si Besnik Kolndreu. Ai akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, pasi dyshohet se ka fshehur automjetin e përdorur nga autorët pas ekzekutimit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Si ndodhi atentati me dy viktima: Dy bashkëshortë, prindër të katër fëmijëve, u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi pasditen e 26 prillit në Balldren të Lezhës. Viktimat janë Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci, 32 vjeçe. Ata po udhëtonin me një automjet tip “Audi Q7” kur u qëlluan nga një distancë...
Burimi:
ntv.al