“Perimetri 2″/ Operacion antidrogë dhe kundër lojërave të fatit në Lezhë, arrestohen 7 persona
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri 2”, i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Laçit. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar 7 shtetas, ndërsa janë sekuestruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, telefona celularë dhe 7 pajisje elektronike që përdoreshin për lojëra fati. Sipas Policisë, hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë kryer me metoda speciale hetimore, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që ushtronin aktivitet kriminal në shpërndarjen e drogës në doza të vogla në zona të ndryshme të Laçit, madje në disa raste edhe pranë shkollave. Gjatë aksionit u dokumentua veprimtaria kriminale e grupit të dyshuar, duke çuar në ndalimin e...
Burimi:
javanews.al