Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte
Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka njoftuar se ka ndaluar tre cisterna nafte që po lundronin në Ngushticën e Hormuzit, duke i akuzuar se kishin shkelur rregullat e vendosura nga Teherani për kalimin në këtë korridor strategjik detar. Sipas deklaratës së IRGC-së, cisternat u ndaluan gjatë transitit në Ngushticën e Hormuzit dhe u detyruan të ndërprisnin lundrimin. Autoritetet iraniane nuk kanë bërë të ditur identitetin e anijeve, flamurin nën të cilin lundronin apo destinacionin e tyre. Sipas mediave të huaja, incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me kontrollin dhe sigurinë në këtë rrugë detare, e cila konsiderohet ndër më të rëndësishmet në botë për transportin e naftës. Gjatë javëve të fundit janë raportuar disa incidente që...
Burimi:
javanews.al