Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë Gjirokastër, vjen paralajmërimi nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës dhe monitorues për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të kompetencave të saj ligjore, po ndjek me shqetësim të veçantë publikimin dhe qarkullimin në media dhe rrjete sociale të një lajmi që përmban informacione mbi gjendjen shëndetësore të disa individëve të identifikueshëm në Bashkinë Gjirokastër. Neni 35 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”garantojnë të drejtën për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Në kuadër të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Zyra e Komisionerit...
Burimi:
javanews.al