Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit ishin me HIV/AIDS, procedohet penalisht 33-vjeçari

Përhapi informacione se kryebashkiaku i Gjirokastrës dhe punonjësit ishin me HIV/AIDS, procedohet penalisht 33-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e “bluve”. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.