Përfshihet nga flakët një apartament në pallatin shumëkatësh te Komuna e Parisit në kryeqytet
Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin Kika 1. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al