Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në zonën e Zvërnecit. Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellë reagime të shumta nga bota e medias, ndërkohë që miq e të afërm janë bërë pjesë e homazheve për t’i dhënë nderimet e fundit, gazetarit nga Vlora që humbi jetën mbrëmjen e 18 korrikut, pas një aksidenti me një motomjet me katër rrota në zonën bregdetare të Zvërnecit. Mehmeti dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u përmbys, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.
Burimi:
opinion.al