Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Aktivistë të mjedisit, protestues të shoqërisë civile dhe qytetarë të ndryshëm u mblodhën këtë të diel pasdite për të protestuar në kryeqytet përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec të Vlorës. Një prej aktivistëve, Taulant Binaj u shpreh sot se Shqipëria nuk shitet, dhe se kjo nuk është një betejë vertëm për Zvërnecin por për gjithë Shqipërinë. Problemi sipas tij themelor, është ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura e miratuar nga mazhoranca. Aktivisti Taulant Binaj: Shqipëria nuk ka marrë fund. Është po kjo Shqipëri si në 90. Atëherë kur u mblodhën në shes për të rrëzuar statujën. Janë idealet e lëvizjes së dhjetorit. Po ato idealet e  atdhedashurisë. Të gjithë përfaqësuesit e klasave politike, kam këndvështrimin si ekspert i mjedisit. Prej...