“PARATË E DROGËS KANË HYRË NË EKONOMI”/ Bregu: SPAK dha goditjen më të rëndësishme, por ende nuk ka prekur sistemin

“PARATË E DROGËS KANË HYRË NË EKONOMI”/ Bregu: SPAK dha goditjen më të rëndësishme, por ende nuk ka prekur sistemin

Operacionet e fundit të SPAK-ut kundër pastrimit të parave të narkotrafikut kanë tronditur jo vetëm botën e krimit, por edhe sektorë të rëndësishëm të biznesit dhe të ndërtimit në Shqipëri. Për këtë çështje kanë folur gazetarët Sokol Bregu dhe Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku në qendër të diskutimit ishte dosja që përfshin biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, tokat në Zvërnec, investimet në ndërtim dhe dyshimet për depërtimin e parave të trafikut të drogës në ekonominë shqiptare. Operacioni i zhvilluar në muajin qershor përfshiu 20 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash. Sipas raportimeve, SPAK sekuestroi gjithashtu më shumë se 128 milionë euro që dyshohet se lidheshin me transaksionet për tokat në Zvërnec. Sokol Bregu e cilësoi...