Panik në fluturimin e Ryanair: Pasagjerë të lënduar nga turbulencat e rënda
Pasagjerët në një fluturim të Ryanair përjetuan momente tmerri pasi turbulenca të dhunshme detyruan avionin të bënte një ulje emergjence në Francë. Fluturimi FR 9887, që udhëtonte nga Alicante, Spanjë, drejt Liverpool-it në Mbretërinë e Bashkuar, u trondit nga turbulenca të rënda menjëherë pas nisjes, duke rënë 300 metra në pak sekonda. Kjo bëri që pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të përplaseshin në tavanin e kabinës, duke shkaktuar lëndime dhe panik. Ata “kishin frikë për jetën e tyre”. Avioni u ridrejtua drejt Nantes, ku ekipet e urgjencës trajtuan pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të lënduar pas uljes. Një pasagjer e përshkroi ngjarjen si një përvojë të tmerrshme për Liverpool Echo, duke thënë se avioni ra papritur dhe njerëzit “bërtisnin dhe qanin” ndërsa hidheshin lart. “Të...
Burimi:
kohajone.com