Pamjet nga magazina në Durrës ku humbi jetën punëtori nga Bangladeshi dhe u plagos një tjetër
Pamjet e publikuara nga vendngjarja në Fllakë, Sektor Rinia në Durrës, tregojnë momentet pas shpërthimit të zjarrit në ambientet e një magazine pranë një fabrike të prodhimit të skafeve, ku humbi jetën një 29-vjeçar nga Bangladeshi, Omar Faruk, ndërsa një tjetër punonjës nga Kenia mbeti i plagosur. Nga pamjet e siguruara për Syri TV, duket qartë përhapja e shpejtë e flakëve dhe dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të magazinës që sollën vdekjen e dy shtetasve të huaj LEXO EDHE: Durrës/ Magazina në flakë, vdes punonjësi nga Bangladeshi, një tjetër nga Kenia i plagosur Sipas të dhënave të reja për Syri Tv, dy punëtorët dyshohet se janë asfiksuar nga tymi i dendur që u përhap me shpejtësi në ambientet e brendshme, përpara se të nxirreshin...
Burimi:
syri.net