Pamjet: Autorët futen me levë e qese në tabakino, detaji që nuk e vunë re
Klan News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të vjedhjes në një tabakino në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik. Siç duket në video, dy persona të maskuar futen në ambientet e biznesit dhe arrijnë të marrin shuma parash dhe sende të tjera. Njëri prej tyre mban një send të fortë në dorë, në dukje leva, ndërsa tjetri mban një qese të madhe. Një detaj që na rrëmbeu vëmendjen në nisje të videos, është macja e cila zhduket në momentin që grabitësit futen brenda. Këta të fundit, as nuk e vënë re… Sapo hyjnë, ata drejtohen tek kasa, ku dyshohet se kanë arritur të marrin shumën prej 50 mijë lekësh. Më pas kontrollojnë ambientet e tabakinos dhe marrin paketa të shumta cigaresh. Dy autorët ende nuk janë identifikuar...
Burimi:
javanews.al