Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Flakët janë përshkallëzuar duke djegur pothuajse gjithë fasadën e një prej pallateve të kompleksit nq zonën pranë QSUT-së. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit. Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.