Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës në një komunikim për mediat foli ngjarjen e ndodhur në Tiranë, pasi zjarri përfshiu një kompleks banimi, pranë QSUT. Ai theksoi se pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin. “Tirana është angazhuar e gjitha me të gjitha kapacitetet. Menjëherë kur kemi marrë lajmërimin për një zjarr në këtë kompleks, jemi angazhuar menjëherë dhe është punuar intensivisht për lokalizimin e flakëve. Mund të themi që zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin”, tha ai. “Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie të vogla dhe nuk kanë probleme të rënda. Banesat janë ende në...