Pa rrip sigurimi apo të dehur në timon, 5 të arrestuar dhe proceduar penalisht në rrugët e Kavajës

Pa rrip sigurimi apo të dehur në timon, 5 të arrestuar dhe proceduar penalisht në rrugët e Kavajës

Policia rrugore e Kavajës ka arrestuar dhe proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme, që vendosin në rrezik përdoruesit e rrugës. Policia ka kryer monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë 24 orëve  të fundit, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar/proceduar 5 shtetas, janë vendosur 95 masa administrative. Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë 24 orëve, janë arrestuar/proceduar penalisht 5 shtetas. Më tej, janë vendosur këto masa: -12 për ndalim, pushim mjeti ose...