“Pa mua nuk ke jetë! Do të fejohemi ose…”/ Pamje nga momenti kur Buzi liroi ish-partneren
Ntv siguruar pamjet ekskluzive nga momenti dramatik kur Refit Buzi liron ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng pas një krimi të rëndë familjar. Ngjarja e rëndë mori përmasa tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Buzi i mori jetën ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij me armë gjahu, për të marrë më pas peng ish-të fejuarën dhe për t’u arratisur nga vendngjarja. Lirimi i të resë erdhi vetëm pas disa orësh negociatash të tensionuara me forcat speciale RENEA, të cilat kishin rrethuar zonën ku fshihej autori. Edhe pse u arrit shpëtimi i Rozalinda Plakës, ngjarja u përmbyll me një tjetër viktimë gjatë pasdites së djeshme, pasi 35-vjeçari Refit Buzi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me të njëjtën armë gjahu...
Burimi:
ntv.al