Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar pas zbulimit të lëndëve narkotike në Korçë

Operacioni policor, një i arrestuar dhe një i proceduar pas zbulimit të lëndëve narkotike në Korçë

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion antidrogë, në përfundim të të cilit është vënë në pranga një 31-vjeçar, ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë kushëriri i tij, 28 vjeç. Sipas burimeve policore, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ku udhëtonin dy të rinjtë, uniformat blu kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të lëndëve narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis sativa. Nga verifikimet rezultoi se automjeti i përkiste 31-vjeçarit, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti edhe një sasi tjetër lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e policisë arrestuan 31-vjeçarin, ndërsa 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, pasi në banesën e tij u...