Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Ofendoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, procedohet penalisht 45-vjeçari

Policia e Maliqit ka referuar në Prokurori materialet për nisjen e procedimit penal ndaj një 45-vjeçari, pas një incidenti të regjistruar gjatë një proteste përpara Bashkisë Maliq. Sipas policisë, procedimi ka nisur ndaj Arjan Asimi, 45 vjeç, banues në Libonik, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”. Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së organizuar nga shtetasi Arjan Asimi, ku 45-vjeçari dyshohet se ka kanosur dhe fyer gjashtë persona me profesion gazetarë. Sipas njoftimit zyrtar, gazetarët Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh. ndodheshin në protestë për të ushtruar detyrën e tyre. Pas incidentit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Korçës. Prokuroria do të vijojë me...