Operacioni policor “Lugina e Errët, kap në flagrancë dhe vë në pranga 53-vjeçarin në Tiranë

Operacioni policor “Lugina e Errët, kap në flagrancë dhe vë në pranga 53-vjeçarin në Tiranë

Policia e Shtetit përmes një postimi bën me dije se në Tiranë, finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina e Errët.Po përgatitej për të kryer një vjedhje banese në Farkë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.53-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës. Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe mjete të dyshuara për kryerje vjedhjesh.Zbardhen edhe 2 raste të tjera vjedhjesh/tentativash për vjedhje banesash, të dyshuara të kryera nga i arrestuari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina e Errët”.Si rezultat i operacionit u bë i mundur identifikimi, kapja në flagrancë...