Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët
Një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive është goditur nga Policia e Shtetit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar Fasada. Aksioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara, duke çuar në zbulimin e një apartamenti të kthyer në call center në rrugën “Sulejman Delvina”. Gjatë ndërhyrjes, policia ka kapur në flagrancë dy administratorët e ambientit, të cilët u arrestuan. Sipas njoftimit zyrtar, ata kishin marrë me qira apartamentin dhe e përdornin për të zhvilluar aktivitet të paligjshëm, duke mashtruar shtetas të huaj për të investuar në platforma fiktive. Ndërkohë, 12 persona të tjerë, që punonin si operatorë në këtë call center, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë operacionit...
Burimi:
javanews.al