Operacion ndërkombëtar në Atlantik, kapet ngarkesa me 2.6 ton kokainë, në pranga edhe një shqiptar
Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka çuar në sekuestrimin e mbi 2.6 tonëve kokainë në Oqeanin Atlantik dhe arrestimin e katër personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar. Operacioni është koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Breshias në Itali, ndërsa është zhvilluar nga Guardia di Finanza e Breshias, në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë. Sipas autoriteteve, lënda narkotike u zbulua në bordin e një gomoneje ultra të shpejtë të tipit “go-fast”, e cila u ndalua në Atlantik, pranë brigjeve të Lisbonës, nga Policia Detare Portugeze. Në pranga kanë rënë dy shtetas spanjollë, një shtetas nga Gjibraltari dhe një shqiptar, i cili rezulton banues në Mantova dhe në provincën e Breshias. Sipas hetimeve, ngarkesa e sekuestruar ka një vlerë prej rreth...
Burimi:
javanews.al